Albanian Bible

Gjyqtarėt 5

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 6

1

 

  Bijtė e Izraelit bėnė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe Zotit i dha nė duart e Madianit shtatė vjet me radhė. 

 


2

 

  Dora e Madianit u bė e fortė kundėr Izraelit; nga frika e Madianitėve, bijtė e Izraelit bėnė shpella nė male, si dhe guva dhe fortesa. 

 


3

 

  Kur Izraeli mbaronte sė mbjelluri, Madianitėt bashkė me Amalekitėt dhe bijtė e lindjes niseshin kundėr tij, 

 


4

 

  e ngrinin kampin e tyre kundėr Izraelitėve, shkatėrronin tė gjitha prodhimet e vendit deri nė Gaza dhe nuk linin nė Izrael as mjete jetese, as dhen, as lopė, as gomarė. 

 


5

 

  Sepse niseshin me bagėtinė e tyre dhe me ēadrat e tyre, dhe arrinin tė shumtė si karkalecat; ata dhe devetė e tyre ishin tė panumėrt dhe vinin nė vend pėr ta shkatėrruar. 

 


6

 

  Kėshtu Izraeli u katandis nė njė varfėri tė madhe pėr shkak tė Madianit, dhe bijtė e Izraelit i klithėn Zotit. 

 


7

 

  Kur bijtė e Izraelit e thirrėn Zotin pėr shkak tė Madianit, 

 


8

 

  Zoti u dėrgoi bijve tė Izraelit njė profet, qė u tha atyre: "Kėshtu flet Zoti, Perėndia i Izraelit: Unė ju nxora nga Egjipti dhe nga shtėpia e skllavėrisė; 

 


9

 

  ju ēlirova nga dora e Egjiptasve dhe nga dora e tė gjithė atyre qė ju shtypnin; i dėbova para jush dhe ju dhashė vendin e tyre, 

 


10

 

  dhe ju thashė: "Unė jam Zoti, Perėndia i juaj; mos kini frikė nga perėnditė e Amorejve nė vendin e tė cilėve banoni"; por ju nuk ma keni dėgjuar fjalėn". 

 


11

 

  Pastaj erdhi Engjėlli i Zotit dhe u ul nėn lisin e Ofrahut, qė i pėrkiste Joashit, Abiezeritit, ndėrsa biri tij Gedeoni shtinte grurin nė njė vend tė ngushtė pėr ta shpėtuar nga Madianitėt. 

 


12

 

  Engjėlli i Zotit iu shfaq dhe i tha: "Zoti ėshtė me ty, o luftėtar trim!". 

 


13

 

  Gedeoni iu pėrgjegj: "Imzot, nė rast se Zoti ėshtė me ne, atėherė pse na ndodhėn tėrė kėto? Ku janė mrekullitė qė na kanė treguar etėrit tanė duke thėnė: "A nuk na nxori Zoti nga Egjipti?". Por tani Zoti na ka braktisur dhe na ka lėnė nė duart e Madianit". 

 


14

 

  Atėherė Zoti iu drejtua atij dhe i tha: "Shko me kėtė fuqi qė ke dhe shpėtoje Izraelin nga dora e Madianit. A nuk jam unė qė po tė dėrgoj?". 

 


15

 

  Ai iu pėrgjegj: "O Imzot, si mund ta shpėtoj Izraelin? Ja, familja ime ėshtė mė e dobėta e Manasit, dhe unė jam mė i vogli nė shtėpinė e atit tim". 

 


16

 

  Zoti i tha: "Por unė do tė jem me ty dhe ti ke pėr t`i mundur Madianitėt sikur ata tė ishin njė njeri i vetėm". 

 


17

 

  Atėherė Gedeoni i tha: "Nė rast se kam gjetur hirin tėnd, mė jep njė shenjė se je ti ai qė flet me mua. 

 


18

 

  Mos u largo, pra, qė kėtej para se tė kthehem te ti, tė tė sjell blatimin e ushqimit dhe tė ta vė pėrpara". Zoti tha: "Do tė pres sa tė kthehesh ti". 

 


19

 

  Atėherė Gedeoni hyri nė shtėpi dhe pėrgatiti njė kec dhe kuleē pa maja me njė efa miell; e vuri mishin nė njė shportė dhe lėngun nė njė kusi, ia ēoi atij nėn lisin dhe ia ofroi. 

 


20

 

  Engjėlli i Zotit i tha: "Merre mishin dhe kuleēėt pa maja, vendosi mbi kėtė shkėmb dhe derdh mbi to lėngun e mishit". Dhe ai veproi kėshtu. 

 


21

 

  Atėherė Engjėlli i Zotit shtriu majėn e bastunit qė kishte nė dorė dhe preku mishin dhe kuleēėt pa maja; e nga shkėmbi u ngrit njė flakė qė dogji mishin dhe kuleēet pa maja; pastaj Engjėlli i Zotit u zhduk nga sytė e tij. 

 


22

 

  Kėshtu Gedeoni e kuptoi se kishte tė bėnte me Engjėllin e Zotit dhe tha: "Vaj medet, o Zot, o Zot! Sepse e pashė Engjėllin e Zotit sy nė sy!". 

 


23

 

  Zoti i tha: "Paqja qoftė me ty, mos ki frikė, s`ke pėr tė vdekur!". 

 


24

 

  Atėherė Gedeoni ndėrtoi njė altar pėr Zotin dhe e quajti "Jehovah Shalom". Ai gjendet edhe sot nė Ofrahun e Abiezeritėve. 

 


25

 

  Po atė natė Zoti i tha: "Merr demin e atit tėnd dhe demin e dytė shtatėvjeēar, shemb altarin e Baalit qė i pėrket atit tėnd, dhe rrėzo Asherahun qė i qendron afėr; 

 


26

 

  pastaj ndėrto njė altar pėr Zotin, Perėndinė tėnd, nė majė tė kėtij shkėmbi simbas rregullit tė caktuar; pastaj merr demin e dytė dhe ofroje si olokaust mbi lėndėn e drurit tė Asherahut qė do tė kesh rrėzuar". 

 


27

 

  Atėherė Gedeoni mori dhjetė burra nė mes tė shėrbėtorėve tė tij dhe veproi ashtu siē i kishte thėnė Zoti; por me qenė se kishte frikė nga shtėpia e atit tė tij dhe nga njerėzit e qytetit, nė vend qė ta bėnte kėtė punė ditėn, e bėri natėn. 

 


28

 

  Kur tė nesėrmen nė mėngjes njerėzit e qytetit u ngritėn, panė qė altari i Baalit ishte shembur, qė Asherahu qė ndodhej pranė tij ishte rrėzuar dhe qė demi i dytė ishte ofruar si olokaust mbi altarin qė ishte ndėrtuar. 

 


29

 

  Dhe i thanė njeri tjetrit: "Kush e bėri kėtė?". Kur pastaj u informuan dhe pyetėn, atyre u thanė: "Gedeoni, bir i Joashit, e bėri kėtė". 

 


30

 

  Atėherė njerėzit e qytetit i thanė Joashit: "Nxirr jashtė birin tėnd dhe tė dėnohet me vdekje se ka shembur altarin e Baalit dhe ka rrėzuar Asherahun qė ndodhej pranė tij". 

 


31

 

  Joashi iu pėrgjegj tė gjithė atyre qė ishin ngritur kundėr tij: "Ju doni ta mbroni ēėshtjen e Baalit ose ta ndihmoni atė? Ai qė do tė kėrkojė tė mbrojė ēėshtjen e tij do tė vritet para mėngjesit tė ditės sė nesėrme. Nė rast se ai ėshtė zoti, le ta mbrojė vetė ēėshtjen e tij, sepse i kanė shembur altarin e tij". 

 


32

 

  Prandaj atė ditė Gedeoni u mbiquajt Jerubaal, sepse u tha: "Le tė jetė Baali qė tė luftojė kundėr tij, sepse ai ia ka shembur atij altarin". 

 


33

 

  Tėrė Madianitėt, Amalekitėt dhe bijtė e lindjes u mblodhėn, kaluan Jordanin dhe ngritėn kampin e tyre nė luginėn e Jizreelit. 

 


34

 

  Por Fryma e Zotit depėrtoi te Gedeoni qė i ra borisė; dhe Abiezeritėt u thirrėn qė t`i shkonin pas. 

 


35

 

  Ai dėrgoi lajmėtarė edhe nė tėrė Manasin, i cili u thirr gjithashtu qė t`i shkonte pas; dėrgoi lajmėtarė edhe te fiset e Asherit, tė Zabulonit dhe tė Neftalit, tė cilėt u nisėn pėr tė takuar tė tjerėt. 

 


36

 

  Pastaj Gedeoni i tha Perėndisė: "Nė rast se ke ndėr mend ta shpėtosh Izraelin me dorėn time, siē ke thėnė, 

 


37

 

  ja, unė do tė vė njė gėzof me lesh te lėmi: nė rast se do tė ketė vesė vetėm mbi gėzofin dhe gjithė vendi rreth e qark do tė mbetet i thatė, atėherė do tė kuptoj se ke ndėrmend ta shpėtosh Izraelin me dorėn time, ashtu si ke thėnė". 

 


38

 

  Dhe kėshtu ndodhi. Tė nesėrmen nė mėngjes Gedeoni u ngrit herėt, shtrydhi gėzofin dhe prej tij doli njė kupė plot me ujė. 

 


39

 

  Por Gedeoni i tha akoma Perėndisė: Mos u ndeztė zemėrimi yt kundėr meje; unė do tė flas edhe njė herė. Mė lėr ta bėj provėn edhe njė herė tjetėr vetėm. Le tė mbetet i thatė vetėm gėzofi dhe tė ketė vesė mbi tė gjithė vendin rreth e qark". 

 


40

 

  Dhe Perėndia veproi ashtu atė natė; vetėm gėzofi mbeti i thatė, dhe pati vesė mbi tė gjithė tokėn rreth e qark. 

 


Gjyqtarėt 7

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: