Albanian Bible

1 i Samuelit 10

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 11

1

 

  Pastaj Amoniti Nahash shkoi tė ngrejė kampin kundėr Jabeshit tė Galaadit. Atėherė tėrė ata tė Jabeshit i thanė Nahashit: "Lidh aleancė me ne dhe ne do tė tė shėrbejmė". 

 


2

 

  Amoniti Nahash iu pėrgjegj kėshtu: "Unė do tė bėj aleancė me ju me kėtė kusht: t`ju nxjerr syrin e djathtė tė gjithėve pėr tė poshtėruar tėrė Izraelin. 

 


3

 

  Pleqtė e Jabeshit i thanė: "Na jep shtatė ditė kohė qė tė dėrgojmė lajmėtarė nė tėrė territorin e Izraelit; dhe nė qoftė se nuk vjen asnjeri pėr tė na shpėtuar, do tė dorėzohemi nė duart e tua". 

 


4

 

  Kėshtu lajmėtarėt arritėn nė Gibeah tė Saulit dhe i njoftuan kėto fjalė para popullit; atėherė tėrė populli ngriti zėrin dhe qau. 

 


5

 

  Ndėrkaq Sauli po kthehej nga fshati pas qeve tė tij. Dhe Sauli tha: "Ēfarė ka populli qė qan?". I njoftoi atėherė fjalėt e njerėzve tė Jabeshit. 

 


6

 

  Me tė dėgjuar kėto fjalė, Fryma e Perėndisė pėrfshiu Saulin, zemėrimi i tė cilit u rrit me tė madhe. 

 


7

 

  Ai mori njė pendė qesh, i preu qetė copė-copė dhe i dėrgoi nė tė gjithė territorin e Izraelit me anė tė lajmėtarėve, duke thėnė: "Kėshtu do tė trajtohen qetė, e atij qė nuk do tė ndjekė Saulin dhe Samuelin". Tmerri i Zotit zuri popullin dhe ai u ngrit si njė njeri i vetėm. 

 


8

 

  Sauli i kaloi nė revistė nė Bezek, dhe ishin treqind mijė bij tė Izraelit dhe tridhjetė mijė burra tė Judės. 

 


9

 

  Pastaj u thanė lajmėtarėve qė kishin ardhur: "Kėshtu do t`u thoni njerėzve tė Jabeshit nga Galaadi: "Nesėr, kur dielli tė fillojė tė ngrohė, do tė ēliroheni"". Lajmėtarėt shkuan t`ua njoftojnė kėtė njerėzve tė Jabeshit, tė cilėt u gėzuan. 

 


10

 

  Atėherė njerėzit e Jabeshit u thanė Amonitėve: "Nesėr do tė vimė tek ju dhe do tė bėni ē`tė doni me ne". 

 


11

 

  Tė nesėrmen, Sauli e ndau popullin nė tre grupe, tė cilėt hynė nė mes tė kampit armik para mėngjesit dhe i grinė Amonitėt deri nė zheg tė ditės. Ata qė shpėtuan u shpėrndanė dhe nuk mbetėn as dy veta bashkė. 

 


12

 

  Populli i tha atėherė Samuelit: "Kush ka thėnė: "A duhet tė mbretėrojė Sauli mbi ne?". Na i jepni kėta njerėz dhe ne do t`i vrasim". 

 


13

 

  Por Sauli u pėrgjegj: "Asnjeri nuk do tė vritet nė kėtė ditė, sepse sot Zoti ka realizuar njė ēlirim tė madh nė Izrael". 

 


14

 

  Pastaj Samueli i tha popullit: "Ejani, shkojmė nė Gilgal dhe aty ta pėrtėrijmė mbretėrinė". 

 


15

 

  Kėshtu tėrė populli shkoi nė Gilgal dhe aty pėrpara Zotit nė Gilgal e caktuan Saulin mbret. Aty pėrpara Zotit ofruan flijime falenderimi; dhe po aty Sauli dhe tėrė njerėzit e Izraelit u gėzuan shumė. 

 


1 i Samuelit 12

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: