Albanian Bible

1 i Mbretėrve 21

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 22

1

 

  Kaluan tre vjet pa luftė midis Sirisė dhe Izraelit. 

 


2

 

  Por nė vitin e tretė Jozafati, mbreti i Judės, zbriti tė takohet me mbretin e Izraelit. 

 


3

 

  Mbreti i Izraelit u kishte thėnė shėrbėtorėve tė tij: "Ju nuk e dini qė Ramothi i Galaadit ėshtė yni dhe ne po rrimė tė qetė pa e rimarrė nga duart e mbretit tė Sirisė?". 

 


4

 

  Pastaj i tha Jozafatit: "A nuk do tė vije tė luftoje me mua nė Ramoth tė Galaadit?". Jozafati iu pėrgjigj mbretit tė Izraelit me kėto fjalė: "Ki besim tek unė ashtu si te vetja jote, te njerėzit e mi si te njerėzit e tu, mbi kuajt e mi ashtu si ke besim te kuajt e tu". 

 


5

 

  Jozafati i tha gjithashtu mbretit tė Izraelit: "Tė lutem kėshillohu po sot me Zotin". 

 


6

 

  Atėherė mbreti i Izraelit thirri profetėt qė ishin rreth katėrqind, dhe iu tha: "A duhet tė shkoj tė luftoj kundėr Ramothit tė Galaadit, apo tė heq dorė nga kjo?". Ata iu pėrgjigjėn: "Shko, sepse Perėndia do ta japė nė duart e mbretit". 

 


7

 

  Por Jozafati tha: "A nuk ka kėtu ndonjė profet tjetėr tė Zotit, me tė cilin mund tė kėshillohemi?". 

 


8

 

  Mbreti i Izraelit iu pėrgjigj Jozafatit: "Ka akoma njė njeri, Mikajahu, bir i Imlahut, me anė tė tė cilit mund tė kėshillohesh me Zotin; por unė e urrej sepse nuk profetizon kurrė asgjė tė mirė lidhur me mua, por vetėm tė keqen". Jozafati u pėrgjigj: "Mbreti nuk duhet tė flasė kėshtu!". 

 


9

 

  Atėherė mbreti i Izraelit thirri njė eunuk dhe i tha: "Sill menjėherė Mikajahun, birin e Imlahut". 

 


10

 

  Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judės, ishin ulur secili nė fronin e tij, tė veshur me rrobat e tyre mbretėrore, nė lėmin qė ndodhet nė hyrje tė portės sė Samarisė; dhe tėrė profetėt profetizonin para tyre. 

 


11

 

  Sedekia, bir i Kenaanahut, qė i kishte bėrė vetes brirė prej hekuri, tha: "Kėshtu thotė Zoti: "Me kėta brirė do tė shposh tejpėrtej Sirėt deri sa t`i shkatėrrosh plotėsisht"". 

 


12

 

  Tėrė profetėt bėnin profeci tė njollojtė dhe thonin: "Shko kundėr Ramothit tė Galaadit dhe do t`ia dalėsh, sepse Zoti do ta japė nė duart e mbretit". 

 


13

 

  Lajmėtari qė kishte shkuar tė thėrriste Mikajahun i foli kėshtu dhe tha: "Ja, fjalėt e profetėve pėrputhen duke shpallur gjėra tė mira pėr mbretin; tė lutem, fjala jote tė jetė si ajo e secilit prej tyre, dhe shpall edhe ti gjėra tė mira". 

 


14

 

  Por Mikajahu u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, unė do them ato qė do tė mė thotė Zoti". 

 


15

 

  Si ariti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet tė shkojmė tė luftojmė kundėr Ramothit tė Galaadit, apo duhet tė heqim dorė?". Ai u pėrgjigj: "Shko, ti do t`ia dalėsh, sepse Zoti do ta japė nė duart e mbretit". 

 


16

 

  Atėherė mbreti i tha: "Sa herė jam pėrgjėruar tė mė thuash vetėm tė vėrtetėn nė emėr tė Zotit?". 

 


17

 

  Mikajahu u pėrgjigj: "Pashė tėrė Izraelin tė shpėrndarė nėpėr male, sikur tė ishin dhen pa bari; dhe Zoti ka thėnė: "Ata nuk kanė mė zot; secili tė kthehet nė paqe nė shtėpinė e vet"". 

 


18

 

  Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk tė kisha thėnė unė qė nė lidhje me mua, ai nuk do tė profetizonte asgjė tė mirė, por vetėm tė keqe?". 

 


19

 

  Atėherė Mikajahu tha: "Prandaj dėgjo fjalėn e Zoti. Unė e kam parė Zotin tė ulur mbi fronin e tij, ndėrsa tėrė ushtria e qiellit i rrinte pėrqark nė tė djathtė dhe nė tė majtė. 

 


20

 

  Zoti tha: "Kush do t`ia prishė mendjen Ashabit qė tė dalė dhe tė vritet nė Ramoth tė Galaadit?". Tani dikush pėrgjigjet nė njė mėnyrė dhe dikush nė njė tjetėr. 

 


21

 

  Atėherė doli njė frymė, qė u paraqit pėrpara Zotit dhe tha: "Do t`ia prish mendjen unė". 

 


22

 

  Zoti i tha: "Nė ēfarė mėnyre?". Ai u pėrgjigj: "Do tė dal dhe do tė jem fryma e gėnjeshtrės nė gojėn e tėrė profetėve tė tij". Zoit i tha: "Do t`ia dalėsh me siguri ta mashtrosh; dil dhe vepro ashtu". 

 


23

 

  Prandaj Zoti ka vėnė njė frymė gėnjeshtre nė gojėn e tė gjithė profetėve tė tu; por Zoti parashikon fatkeqėsira kundėr teje". 

 


24

 

  Atėherė Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe i ra me njė shpullė Mikajahut, duke i thėnė: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unė pėr tė folur me ty?". 

 


25

 

  Mikajahu u pėrgjigj: "Do ta shohėsh ditėn qė do tė shkosh, nė njė dhomė tė brendshme pėr t`u fshehur". 

 


26

 

  Atėherė mbreti i Izraelit tha: "Merre Mikajahun dhe ēoje tek Amoni, guvernatori i qytetit dhe tek Joasi, bir i mbretit, dhe u thuaj atyre: 

 


27

 

  Kėshtu thotė mbreti: "Futeni kėtė nė burg dhe ushqeheni me bukė dhe me ujė hidhėrimi, deri sa tė kthehem shėndoshė e mirė". 

 


28

 

  Atėherė Mikajahu tha: "Nė rasat se ti kthehesh shėndoshė e mirė, kjo do tė thotė se Zoti nuk ka folur nėpėrmjet meje". Dhe shtoi: "Dėgjoni, o popuj tė tėrė!". 

 


29

 

  Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judės, dolėn, pra, kundėr Ramothit tė Galaadit. 

 


30

 

  Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "Unė do tė ndėrroj petkat qė tė mos njihem dhe pastaj do tė shkoj tė luftoj; por ti vish rrobat e tua mbretėrore". Kėshtu mbreti i Izraelit u vesh me rroba tė tjera dhe shkoi tė luftojė. 

 


31

 

  Mbreti i Sirisė u kishte dhėnė kėtė urdhėr tridhjetė e dy kapitenėve tė qerreve tė tij, duke thėnė: "Mos luftoni kundėr askujt, i madh apo i vogėl qoftė; por vetėm kundėr mbretit tė Izraelit". 

 


32

 

  Kėshtu, kur kapitenėt e qerreve panė Jozafatin, ata thanė: "Ky ėshtė me siguri mbreti i Izraelit". Dhe u kthyen nga ai pėr ta sulmuar; por Jozafati lėshoi njė ulėrimė. 

 


33

 

  Kur kapitenėt e qerreve e kuptuan qė nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqėn dorė nga ndjekja. 

 


34

 

  Por njė njeri lėshoi rastėsisht shigjetė me harkun e tij dhe goditi mbretin e Izraelit midis sythave tė parzmores tė tij; prandaj mbreti i tha karrocierit: "Kthehu dhe mė ēo jashtė rrėmujės, sepse jam i plagosur". 

 


35

 

  Por beteja qe aq e ashpėr atė ditė, sa qė mbreti u detyrua tė qėndrojė nė qerren e tij pėrpara Sirėve, dhe vdiq aty nga mbrėmja; gjaku i plagės kishte rjedhur nė fund tė qerres. 

 


36

 

  Kur po ngrysej, njė ulėrimė pėrshkoi radhėt e ushtrisė: "Secili tė kthehet nė qytetin e vet, secili nė fshatin e tij!". 

 


37

 

  Kėshtu mbreti vdiq dhe u ēua nė Samari; pastaj u bė varrimi i mbretit nė Samari. 

 


38

 

  Pas kėsaj lanė qerren dhe armėt nė njė hauz tė Samarisėē dhe qentė lėpinė gjakun e tij, sipas fjalės qė kishte thėnė Zoti. 

 


39

 

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Ashabit, tė gjitha ato qė ai bėri, shtėpia e fildishtė qė ndėrtoi dhe tėrė qytetet qė ngriti a nuk janė tė shkruara vallė nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit? 

 


40

 

  Kėshtu Ashabin e zuri gjumi me etėrit e tij. Nė vend tė tij mbretėroi Ashaziahu, i biri. 

 


41

 

  Jozafati, bir i Asas, filloi tė mbretėrojė mbi Judėn vitin e katėrt tė Ashabit, mbret i Izraelit. 

 


42

 

  Jozafati ishte tridhjetė e pesė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi njėzet e pesė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Azubah dhe ishte bijė e Shilhit. 

 


43

 

  Ai ndoqi tėrė rrugėt e Asas, atit tė tij, dhe nuk u largua prej tyre, duke bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit. Megjithatė vendet e larta nuk u hoqėn; kėshtu populli vazhdonte tė ofronte flijime dhe tė digjte temjan nė vendet e larta. 

 


44

 

  Dhe Jozafati jetonte nė paqe me mbretin e Izraelit. 

 


45

 

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Jozafatit, trimėritė e tij dhe luftrat e tij a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės? 

 


46

 

  Ai zhduku nga vendi mbeturinat e atyre qė merreshin me kurvėri dhe, qė kishin mbetur nga koha e Asas, atit tė tij. 

 


47

 

  Nė atė kohė nuk kishte asnjė mbret nė Edom, por vetėm njė pėrfaqėsues i mbretit. 

 


48

 

  Jozafati bėri qė tė ndėrtohen anije nė Tarshish pėr tė vajtur nė Ofir, qė tė kėrkohej ar, por anijet nuk arritėn kurrė tė dalin nė det, sepse u shkatėrruan nė Etsion-Geber. 

 


49

 

  Atėherė Ashaziahu, bir i Ashabit, i tha Jozafatit: "Lejo qė shėrbėtorėt e mi tė hipin mbi anijet bashkė me shėrbėtorėt e tu". Por Jozafati nuk pranoi. 

 


50

 

  Jozafatin e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe u varros bashkė me ta nė qytetin e Davidit, atit tė tij. Nė vend tė tij mbretėroi i biri Jehoram. 

 


51

 

  Ashaziahu, bir i Ashabit, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin nė Samari vitin e shtatėmbėdhjetė tė Jozafatit, mbretit tė Judės, dhe mbretėroi dy vjet mbi Izraelin. 

 


52

 

  Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit dhe ndoqi rrugėn e atit tė tij, tė nėnės sė tij dhe atė tė Jeroboamit, birit tė Nebathit, qė e kishte bėrė Izraelin tė kryente mėkate. 

 


53

 

  U vu nė shėrbim tė Baalit dhe ra pėrmbys pėrpara tij, duke shkaktuar zemėrimin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit, pikėrisht ashtu si kishte vepruar i ati. 

 


2 i Mbretėrve 1

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: