Albanian Bible

2 i Kronikave 9

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 10

1

 

  Roboami shkoi nė Sikem, sepse tėrė Izraeli kishte ardhur nė Sikem pėr ta bėrė mbret. 

 


2

 

  Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mėsoi kėtė (ai ishte akoma nė Egjipt ku kishte ikur larg pranisė sė mbretit Salomon), Jeroboami u kthye nga Egjipti. 

 


3

 

  Prandaj dėrguan ta thėrrasin. Kėshtu Jeroboami dhe tėrė Izraeli erdhėn t`i flasin Roboamit dhe i thanė: 

 


4

 

  "Ati yt e ka bėrė zgjedhėn tonė tė rėndė; tani ti lehtėsoje robėrinė e fortė tė atit tėnd dhe zgjedhėn e rėndė qė ai na ka imponuar, dhe ne do tė tė shėrbejmė". 

 


5

 

  Ai u pėrgjigj kėshtu: "Kthehuni tek unė pas tri ditėsh". Pastaj populli iku. 

 


6

 

  Atėherė mbreti Roboam u kėshillua me pleqtė qė kishin qenė nė shėrbim tė atit tė tij, Salomonit, kur ishte i gjallė, dhe i tha: "Ēfarė mė kėshilloni t`i them kėtij populli?". 

 


7

 

  Ata i folėn duke thėnė: "Nė rast se tregohesh dashamirės me kėtė popull dhe e kėnaq, duke u dhėnė atyre njė pėrgjigje tė favorshme, ata do tė jenė shėrbėtorė tė tu pėrgjithmon". 

 


8

 

  Por Roboami hodhi poshtė kėshillėn e dhėnė nga pleqtė dhe u konsultua me tė rinjtė qė ishin rritur me tė dhe ishin nė shėrbim tė tij, 

 


9

 

  dhe u tha atyre: "Ēfarė mė kėshilloni t`i pėrgjigjem kėtij populli qė mė foli duke thėnė: "Lehtėsoje zgjedhėn e vėnė nga ati yt?"". 

 


10

 

  Atėherė tė rinjtė qė ishin rritur me tė i folėn, duke thėnė: "Kėshtu do t`i pėrgjigjesh kėtij populli qė tė ėshtė drejtuar ty duke thėnė: "Ati yt e ka bėrė tė rėndė zgjedhėn tonė; tani lehtėsoje atė". Kėshtu do t`u thuash atyre: "Gishti im i vogėl ėshtė mė i trashė se sa ijet e atit tim; 

 


11

 

  prandaj nė qoftė se ati im ju ka vėnė njė zgjedhė tė rėndė, unė do ta bėj atė edhe mė tė rėndė; nė qoftė se ati im ju ka ndėshkuar me fshikull, unė do t`ju dėnoj me kamxhik"". 

 


12

 

  Pas tri ditėve, Jeroboami dhe tėrė populli erdhėn te Roboami, ashtu si kishte urdhėruar mbreti, duke thėnė: "Kthehuni tek unė pas tri ditėsh". 

 


13

 

  Mbreti iu pėrgjigj atyre rėndė: kėshtu mbreti Roboam, duke hedhur poshtė kėshillėn e dhėnė nga pleqtė, 

 


14

 

  u foli atyre sipas kėshillės sė dhėnė nga tė rinjtė, duke thėnė: "Ati im e ka bėrė tė rėndė zgjedhėn tuaj, por unė do ta bėj edhe mė tė rėndė; ati im ju ka ndėshkuar me fshikull, unė do t`ju dėnoj me kamxhik". 

 


15

 

  Kėshtu mbreti nuk e dėgjoi popullin, sepse zhvillimi i ngjarjeve varej nga Perėndia, me qėllim qė Zoti ta ēonte nė vend fjalėn e tij, qė ia kishte drejtuar Jeroboamit, birit tė Nebatit, me anė tė Ahijahut nga Shilohu. 

 


16

 

  Kur tėrė Izraeli pa qė mbreti nuk e dėgjonte, iu pėrgjigj mbretit duke thėnė: "Ēfarė pjese kemi ne nga Davidi? Nuk kemi asnjė trashėgimi nga biri i Isait! Secili nė ēadrėn e vet, o Izrael! Tani kujdesohu pėr shtėpinė tėnde, o David!". Kėshtu tėrė Izraeli shkoi nė ēadrat e veta. 

 


17

 

  Por mbi bijtė e Izraelit qė banonin nė qytetin e Judės mbretėroi Roboami. 

 


18

 

  Mbreti Roboam dėrgoi Hadoramin, tė ngarkuarin me haraēet, por bijtė e Izraelit e vranė me gurė dhe ai vdiq. Atėherė mbreti Roboam u shpejtua tė hipė mbi njė qerre pėr tė ikur me vrap nė Jeruzalem. 

 


19

 

  Kėshtu Izraeli ka qenė rebel ndaj shtėpisė sė Davidit deri ditėn e sotme. 

 


2 i Kronikave 11

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: