Albanian Bible

Jobi 41

Jobi

Return to Index

Chapter 42

1

 

  Atėherė Jobi iu pėrgjigj Zotit dhe tha: 

 


2

 

  "E pranoj qė mund tė bėsh gjithēka, dhe qė asnjė nga planet e tua nuk mund tė pengohet. 

 


3

 

  Kush ėshtė ai qė, pa pasur gjykim, errėson mendjen tėnde? Prandaj thashė gjėra qė nuk i kuptoja, gjėra shumė tė larta pėr mua qė nuk i njihja. 

 


4

 

  Dėgjomė, pra, dhe unė do tė flas; unė do tė tė bėj pyetje dhe ti do tė mė pėrgjigjesh. 

 


5

 

  Veshi im kishte dėgjuar tė flitej pėr ty por tani syri im tė sheh. 

 


6

 

  Prandaj ndjej neveri ndaj vetes dhe pendohem mbi pluhurin dhe hirin". 

 


7

 

  Mbas kėtyre fjalėve qė Zoti i drejtoi Jobit, Zoti i tha Elifazit nga Temani: "Zemėrimi im u ndez kundėr teje dhe kundėr dy miqve tė tu, sepse nuk keni folur drejt pėr mua, ashtu si ka bėrė shėrbėtori im Job. 

 


8

 

  Tani, pra, merrni me vete shtatė dema dhe shtatė desh, shkoni te shėrbėtori im Job dhe ofroni njė olokaust pėr veten tuaj. Dhe shėrbėtori im Jobi do tė lutet pėr ju; dhe kėshtu pėr respektin qė kam pėr tė nuk do t`ju trajtoj sipas marrėzisė suaj, sepse nuk keni folur drejt pėr mua, si ka bėrė shėrbėtori im Job". 

 


9

 

  Elifazi nga Temani, Bildadi nga Shuahu dhe Tsofari nga Naamathi shkuan dhe vepruan ashtu si kishte urdhėruar Zoti; dhe Zoti tregoi kujdes pėr Jobin. 

 


10

 

  Mbasi Jobi u lut pėr miqtė e tij, Zoti e ktheu nė gjendjen e mėparshme; kėshtu Zoti i dha Jobit dyfishin e tėrė atyre qė kishte zotėruar. 

 


11

 

  Tėrė vėllezėrit e tij, tėrė motrat e tij dhe tėrė tė njohurit e tij tė mėparshėm erdhėn ta takonin; hėngrėn bashkė me tė nė shtėpinė e tij; i dhanė zemėr dhe e ngushėlluan pėr tė gjitha fatkeqėsitė qė Zoti kishte dėrguar mbi tė; pastaj secili prej tyre i dha njė monedhė argjendi dhe njė unazė ari. 

 


12

 

  Zoti i bekoi vitet e fundit tė Jobit mė tepėr se vitet e para, sepse ai pati katėrmbėdhjetė mijė dele, gjashtė mijė deve, njė mijė pendė qe dhe njė mijė gomarė. 

 


13

 

  Pati gjithashtu shtatė bij dhe tri bija; 

 


14

 

  e quajti tė parėn Jemimah, tė dytėn Ketsiah dhe tė tretėn Keren-Hapuk. 

 


15

 

  Nė tėrė vendin nuk kishte gra aq tė bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre njė trashėgimi midis vėllezėrve tė tyre. 

 


16

 

  Mbas kėsaj Jobi jetoi njėqind e dyzet vjet dhe i pa bijtė e tij dhe bijtė e bijve tė tij pėr katėr breza. 

 


17

 

  Pastaj Jobi vdiq plak dhe i ngopur me ditė. 

 


Psalmet 1

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: