Albanian Bible

Psalmet 45

Psalmet

Return to Index

Chapter 46

1

 

  Perėndia ėshtė pėr ne njė streh dhe njė forcė, njė ndihmė gjithnjė e gatshme nė fatkeqėsi. 

 


2

 

  Prandaj ne nuk do tė kemi frikė edhe sikur toka tė luajė dhe malet tė hidhen nė mes tė detit, 

 


3

 

  dhe ujėrat e tij tė tėrbohen dhe tė shkumojnė, dhe malet tė dridhen nė fryerjen e tij. (Sela) 

 


4

 

  Éshtė njė lumė brigjet e tė cilit mbushin me gėzim qytetin e Perėndisė, vendin e shenjtė ku banon shumė i Larti. 

 


5

 

  Perėndia ėshtė nė mes tė tij, ai nuk do tė luajė nga vendi; Perėndia do ta ndihmojė nė dritat e para tė mėngjesit. 

 


6

 

  Kombet do tė ziejnė, mbretėritė do tė tronditen; ai dėrgoi jashtė zėrin e tij, toka u shkri. 

 


7

 

  Zoti i ushtrive ėshtė me ne; Perėndia i Jakobit ėshtė streha jonė. (Sela) 

 


8

 

  Ejani dhe admironi veprat e Zotit, qė ka bėrė mrekulli mbi tokė. 

 


9

 

  Ai bėn qė tė pushojnė luftėrat deri nė skajet e tokės; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr. 

 


10

 

  Ndaluni dhe pranoni qė jam Perėndi; do tė ngrihem lart midis kombeve, do tė ngrihem lart mbi tokė. 

 


11

 

  Zoti i ushtrive ėshtė me ne; Perėndia i Jakobit ėshtė streha jonė. (Sela) 

 


Psalmet 47

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: